Eliminimi i trajnerëve nga Shqipëria në Kupën e Kosovës

 Gugash Magani është njoftuar me futbollin e Kosovës, por njoftimi qe i hidhur.

Ai është eliminuar në ndeshjen e parë si trajner i Trepçës ’89.

89-shi ka humbur nga Llapi në shtëpi me rezultat 2-0.

gugash magani

Në anën tjetër humbja duhet të jetë më e hidhur për Blendi Shkëmbin.

Ky pasi e njeh kampionatin kosovar dhe është eliminuar nga një skuadër që garon në Ligën e Dytë.

Vushtrria e ka eliminuar pas penalltive Lirinë e tij.

bledi shkembi

I vetmi në garë mbetet Mirel Josa me Prishtinën që arritën fitore të thellë përballë Kosovës së Prishtinës. /Gazeta Olle/