“El Clasico” përfaqëson Kosovën në turneun masiv në Turqi

Shkolla e Futbollit “El Clasico” nga Vushtrria, do të prezantojë futbollin e Kosovës në turneun e Altinordus në Turqi, që mbahet në fund të këtij muaji.

“El Clasico”, që drejtohet nga vëllezërit Besart e Faton Cecelia, ish-futbollistë të mirënjohur të futbollit kosovar, maqedonas dhe atij boshnjak, do të jenë njëra nga 48 skuadrat pjesëmarrëse, shkruan faqja “altinordu.org.tr”, raporton “GazetaOlle.com”.

clasicooo2

Turneu mbahet për grupmoshën U-12, derisa vushtrriasit janë shkolla e vetme jo turke që merr pjesë.

Me këtë rast, është hedhur edhe shorti, ku ata bëjnë pjesë në grupin C, bashkë me Connection Istanbul 1, Trabzon Elitespor Bursa, Trachy Athletic Core, Yashamkent 2 Ankara dhe Camliksport 2 Denizli. /Olle

el clasico