“Eksplodon” Fushë Kosova: Prezantohen edhe shtatë përforcime, një nga Prishtina!

Fushë Kosova ka zyrtarizuar edhe shtatë transferime tjera, pasi mori fillimisht Burim Fejzullahun nga Malisheva.

“Pampurat” kanë marrë fillimisht katër lojtarë nga Minatori, përcjellë Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Blend Hysenin, Valon Hasanin, Lorik Dobratiqin e Nderim Jasharin.

Nga Ramiz Sadiku kanë marrë Artan Menxhiqin ndërsa me ekipin ka nënshkruar edhe Enis Sahiti, ish-futbollist i disa skuadrave në vend.

Në formë huazimi nga Prishtina, Fushë Kosova e ka marrë Bekon Podvoricën.

Kësisoj, bardhekaltërit kanë marrë në total tetë lojtarë në janar.

Me këto transferime, Fushë Kosova konfirmon se do të synojë me cdo kusht inkuadrimin në Ligën e Parë sivjet. /Gazeta Olle/