Ekspertiza e autopsisë tregon pse vdiq Emiliano Sala

Vdekja e Emiliano Sala u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu konfirmoi ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas.

Trupi i Sala u nxor këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh. Më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij.

Ndërkohë që piloti David Ibbotson vazhdon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar, derisa të grumbullohet shuma prej 300 mijë funte për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij, transmeton Gazeta Olle.

Ndërkaq, në vijim do të ketë një hetim që do të zgjasë 6 deri në 12 muaj për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.