Ekskluzive: Prishtina largon edhe tre lojtarë të njohur, njëri prej tyre e konfirmon largimin

Stërvitja e stome nuk ka qenë sikurse të tjerat për Shend Kelmendin, Endrit Krasniqin dhe Gentrit Begollin.

Kjo pasi trajneri Arsim Thaqi u ka konfirmuar largimin, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Shend Kelmendi

Largimin e ka konfirmuar Gentrit Begolli përmes një statuesi në facebook.

gentrit begolli

Të nderuar familjar dhe miq. Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente te mrekullushme, ku kemi arritur te fitojmë gjithçka që është e mundur në futbollin e Kosovës.. Po ashtu, falemnderoj disa nga trajnerët që kam punuar me ta, e mbi të gjitha tifozerin e zjarrtë Plisat. Me respekt, Gentrit Begolli”, ka shkuar ai në facebook.

Kelmendi e Begolli kanë qenë në Prishtinë që nga kategoritë e reja, ndërsa Krasniqi erdhi në Prishtinë para tri viteve, ku kishte bërë karrierë në Lugo të Spanjës dhe 2 Korrik. /olle/

Krasniqi