EKSKLUZIVE: Po zhvillohet takimi, Agim Cana – Ragip Xhaka (FOTO)

Agim Cana pritet të marrë edhe zyrtarisht drejtimin e Vëllaznimit, derisa momentalisht po takohet me Ragip Xhakën.

Në takim po merr pjesë edhe kryetari i deritashëm i Vëllaznimit, Shkëlzen Gashi.

“GazetaOlle.com”, ka siguruar foto ekskluzive nga takimi që po mbahet në qebaptoren Cana në Pejton të Prishtinës.

Ditëve të fundit është folur se edhe Ragip Xhaka do të hyjë aksionar në Vëllaznim, por babai i vëllezërve Xhaka, Granit dhe Taulant, doli me një demantim të lajmit.

“GazetaOlle.com” gjatë ditës njoftoi se marrëveshja Cana – Vëllaznimi është arritur dhe tani pritet që një gjë e tillë të ndodh edhe me Ragip Xhakën, dhe klubi kuqezi të ketë një super 2018.

agimcanaragipxhaka