EKSKLUZIVE: Ndodh takimi i parë i Bayernit me talentin shqiptar

Zyrtarë të Bayern Munichut, kanë takuar babain e talentit shqiptar, Enis Bunjaki, Ibush Bunjakin dhe menaxherin e tij.

Takimi është zhvilluar të martën, në ditën kur Bayern pësoi humbje nga Borussia Dortmund në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

ibushi

Enisi është 17-vjeçar, që luan me grupmoshat e reja të Eintracht Frankfurtit. Ai është pjesë edhe e Gjermanisë U-18, kurse vitin e kaluar ishte lojtari më i ri në miqësoret e Kosovës A.

Ibush Bunjaki, tregon ekskluzivisht për GazetaOlle.com, bisedën e zhvilluar.

“Biseda e parë u zhvillua me Heiko Vogel, ish trajner i Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës te Baseli, kurse tani shef i grupmoshave të reja në Bayern deri në 23 vjeç. Biseda zgjati rreth një orë”, zbulon Bunjaki për GazetaOlle.com.

enis bunjakiiii

“Vogel mendon se Enisi mund të bëhet një emër i madh në të ardhmen. Ai e dinë se Enisi ka të drejtë të luajë për U-19, dhe të luajë për Ligën e Kampionëve për këtë grupmoshë. Madje, Enisi do të mund të ishte edhe në stërvitjet e Guardiolas, në mungesë të ndonjë lojtari në pozitën e njëjtë”, shton Bunjaki.

Sipas tij, Bayerni mbetet alternativë e hapur, pasi bisedat vetëm sa kanë filluar. “Tani do të ulemi të bisedojmë me Frankfurtin. Nuk besoj se këta do të lëshojnë pe, pasi ka kontratë edhe një vit dhe duan ta vazhdojnë. Ditë më parë kanë thënë se nuk e lëshojnë Enisin, sepse kanë gabuar në të kaluarën kur i kanë dhënë talentë Bayernit. Është trajneri Tomas Schaff, ai që kërkon ta mbajë Enisin”, theksoi Ibush Bunjaki, babai i talentit kosovar.

 

FOTO 1: Ibush Bunjaki dhe Heiko Vogel

FOTO 2: Ibush Bunjaki dhe ish-drejtori sportiv i Bayernit

FOTO 3: Enis Bunjaki pas një goli të shënuar me Gjermaninë U-18