EKSKLUZIVE: Ky trajner do ta marr drejtimin e Dritës

Drita dhe Bekim Isufi me gjasë të madhe do t’i ndajnë rrugët në ditët në vijim.

Trajneri që e ka shpallur Dritën kampion nuk i ka punët mirë me kryesinë e klubit.

Tashmë vendimi është marr që ai të largohet, por do të pritet momenti nga kryesia e klubit, shkruan GazetaOlle.com.

bekim isufi

Gazeta merr vesh edhe pasardhësin e tij që do të jetë ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku.

Trajneri Bunjaku të mërkurën ka qenë në takim me nënkryetarin e klubit, Flamur Bunjakun, drejtorin sportiv Fisnik Kërcelin dhe përfaqësuesin e klubit Jetmir Salihun në njërin nga restorantet e Gjilanit.

albert bunjaku

Aty është arritur edhe marrëveshja mes palëve.

Bunjaku do të zyrtarizohet pasi që Isufi ta lërë postin e trajnerit. /Gazeta Olle/