EKSKLUZIVE: Ky televizion kosovar do ta transmetojë Ligën e Kampionëve për 3 vitet e ardhshme

Dy kompeticionet prestigjioze të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, do t’i shohim përsëri në të njëjtin kanal televiziv. 

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se “Kujtesa Sport” ka marrë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të këtyre dy garave edhe për tri sezonet e ardhshme.

Lajmi do të konfirmohet në ora 14:00, në një konferencë.

Kujtojmë që “Kujtesa” ka pasur të drejtën e transmetimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës edhe në tri vitet paraprake. /Gazeta Olle/

Rezultate imazhesh për kujtesa sport champions league