Ekskluzive: Ky super-futbollist i bashkohet Trepçës ’89 (FOTO)

‘Bombardon’ në ‘merakto’ Trepça ’89. Mesfushori i talentuar kosovar, Mërgim Pefqeli, është transferuar te klubi buzë lumit Ibër.

Pefqeli në kampionatin e fundit e barti fanellën e Hajvalisë, ekip me të cilin la mbresa të jashtëzakonshme.

Lajmi konfirmohet nga zyrtari i larti i klubit nga Mitrovica, Ilir Bojku. Ai për Gazetaolle. com, zbuloi arsyen se pse e ka transferuar këtë futbollist. “Politika e klubit tonë është që t’i mbledhë lojtarët e rinj që kanë talent në mënyrë që t’i transferojmë në Evropë. Një nga ta konsiderojmë se është edhe Mërgim Pefqeli”, ka thënë donatori i fuqishëm kosovar, Ilir Bojku.

Ndryshe, Pefqeli (22) gjatë këtij afati kalimtar ishte në negociata edhe me Partizanin e Tirnanës, por marrëveshja dështoi.

Ditë më parë, ’89-shi është përforcuar edhe me mbrojtësin e Flamurtarit, Leotrim Troshupa.