Ekskluzive: Ja përforcimi i parë i Sigal Prishtinës

Basketbollisti nga Maqedonia, Gorgi Cekovski, do të jetë përforcimi i parë i Sigal Prishtinës për edicionin e ardhshëm. Lajmi zbulohet ekskluzivisht për Gazetaolle.com, nga burime brenda klubit.

Cekovski deri më tash është aktivizuar me Rabotniçkin e Shkupit, derisa ka qenë shënuesi më i mirë me 18.2 pikë për ndeshje.

Kujtojmë se Cekovski ka qenë pjesë e Prishtinës edhe në edicionin 2003/04. Nesër në një konferencë për medie pritet të zyrtazriohet edhe trajneriu Marjan Ilievski, i cili do ta vazhdojë punën e mirë te Sigali, ekipi i cili në edicionin e kaluar e fitoi trofeun e Ligës Ballkanike, duke e shkruar historinë.

Nuk i mungoi as titulli i kampionit.