EKSKLUZIVE: Ja kur luhen ndeshjet e vitit, Prishtina-Drita dhe Vëllaznimi-Gjilani

Fundjava vjen me dy ndeshjet e vitit, që përcaktojnë kampionin e Kosovës dhe skuadrën që do të luajë në barazh për mbetje në Vala Superligë.

Kampioni do të vendoset mes Prishtinës dhe Dritës, të cilat përballen mes veti.

Derisa stadiumi ku do të ngritet trofeu ende mbetet dilemë, sot është caktuar orari i ndeshjes.

Gazeta Olle mëson se takimi është vendosur të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se sfida tjetër vendimtare, ajo mes Vëllaznimit dhe Gjilanit do të luhet të shtunën, me fillim nga ora 16:00, që do t’ju mundësojë tifozëve të shohin të dy ndeshjet.

Vëllaznimi dhe Gjilani luftojnë për t’i ikur barazhit. /Gazeta Olle/

vellaznimi