EKSKLUZIVE: Gazeta Olle mëson për dy ardhjet “bombastike” të Kosovës në nëntor

Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka thënë se te Kosova priten ardhje të reja.

Madje, i pari i FFK-së, ka thënë se prurjet e reja do të vijnë gjatë muajit të ardhshëm.

Gazeta Olle me burime pranë FFK-së mësojnë dy emrat e prurjeve të reja te Kosova.

Bëhet fjalë për dyshen Elvis Rexhbecaj dhe sulmuesin e Bayernit, Leon Dajaku.

Image result for rexhbecaj elvis
Elvis Rexhbecaj

Rexhbecaj: Luan te skuadra e Bundesligës gjermane, Wolfsburg.

Pozita e tij është mesfushor defanziv, ndërsa aktualisht vlen rreth 8 milionë euro.

21 vjeçari pritet të jetë goditje e madhe e Kosovës për duelet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Dajaku: 18 vjeçari, luan në tri pozitat e mesfushës ofanzive.

Aktualisht është pjesë e Bayern Munchen II, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Futbollisti me prejardhje nga rajoni i Drenicës pritet të jetë poashtu një goditje e madhe te Kosova në repartin ofanziv./GazetaOlle

Image result for leon dajaku
Leon Dajaku