EKSKLUZIVE: Futbollistët e Vllaznisë kërcënojnë me bojkot!

Vllaznia e Pozharanit, nuk duket se qëndron mirë financiarisht. Madje, duket se krahas problemit të rezultateve, ata kanë edhe problemin financiar.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se të hënën, lojtarët nuk kanë dashur të stërvisin, pasi klubi u ka dy paga borxh.

Olle po ashtu mëson se ka qenë trajneri Bylbyl Sokoli, ai që ka bindur lojtarët t’u kthehen stërvitjeve. Ky problem vjen para ndeshjes me Prishtinën, që Vllaznia e luan të enjten.

Skuadra nga Pozharani ndodhet në vendin e fundit, me vetëm pesë pikë të tubuara.

vllaznia vllaznia drenica vllaznia vellaznimi