Ekskluzive: Dy agjentë nga Premierliga përcollën nga afër Milot Rashicën në Çeki

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, po monitorohet nga afër nga klube të Premierligës angleze.

Talenti më i madh që ka nxjerr Superliga e futbollit kosovar, duket se nuk do të qëndrojë edhe shumë me skuadrën e tij aktuale, Werder Bremen.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht që Miloti është duke u monitoruar nga afër nga së paku dy skuadra që vijnë nga Premierliga angleze.

Milot Rashica në fanellën e Kosovës

 

Dy agjentë anglez të enjten udhëtuan në Republikën e Çekisë për ta përcjell nga afër performancën e Rashicës në sfidën që Kosova e luajti kundër vendasve çek.

Miloti luajti 90 minuta në këtë takim. Olle ka kontaktuar me agjentin e lojtarit, legjedën e Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala.

Ky i fundit theksoi se çdo interesim i klubeve më të mëdha evropiane është normal, por thotë se nuk ka asgjë konkrete.

“Unë nuk e di, por është normale që klubet interesohen në këtë fazë për Milotin dhe secilin lojtar të nivelit të tij. Kjo është normale në fushën që unë punojë. Por, unë nuk kam pasur asnjë kontakt”, u shpreh Lala.

Altin Lala dhe Milot Rashica

 

Ndryshe, Rashica arriti majat e futbollit gjerman pasi doli si produkt i klubit të Vushtrrisë. Përmes Lalës, ai u angazhua te Vitesse në Holandë prej nga më pas kaloi në Gjermani te Werder Bremeni.

Me klubin gjerman, Miloti shpërtheu duke u bërë një nga yjet më të mëdhenj të Bundesligës gjermane këtë edicion.

Rashica është vetëm 23-vjeçar. /Gazeta Olle/

Miloti ka shkëlqyer këtë vit me Werder Bremenin