EKSKLUZIVE: Bozovic largohet nga Prishtina

Drasko Bozovic nuk do të veshë fanellën e Prishtinës në sezonin e ardhshëm.

Klubi bardhekaltër dhe mesfushori kanë ndarë përfundimisht rrugët.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve pranë skuadrës prishtinase se palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Ai iu ka komunikuar shokëve të ekipit lajmin se s’do të kthehet më në klub.

Kësisoj, Bozovic largohet nga Prishtina pas vetëm një sezoni nën fanellën e kryeqytetasve.

Mbetet të shihet nëse Bozovic do të qëndrojë në Superligë, apo do të largohet nga Kosova. /Gazeta Olle/

bozhovic