Ekipi italian realizon ëndrrën e Armando Sadikut

Një klub italian ka hedhur sytë nga futbollisti Armando Sadiku, i cili realizoi golin e fitores me Rumaninë.

Sipas mediave italiane, trajneri i Sampdorias, Vinçenco Montela, ka vendosur emrin e Sadikut mes objektivave të merkatos së verës, duke e parë si një alternativë cilësore për sezonin e ri.

Tashmë pritet të mësohet se çfarë shifre do të kërkojë klubi i Zyrihut, i cili zotëron kartonin e futbollistit shqiptar, por që vështirë se do ta mbajë për sezonin e ardhshëm kur kjo skuadër të luajë në kategorinë e dytë.