Ekipi i xhudos mëson shortin për garat në EYOF Baku 2019

Ekipi i xhudos që po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019, ka mësuar shortin për garat, të cilat i nisin nesër.

Medalistja e bronztë Olimpike, Erza Muminoviq, në rrethin e parë të kategorisë -48 kilogramë, do të përballet me Anna Kriza të Hungarisë.

Fationa Kasapi në kategorinë -57 kg, në rrethin e parë takohet me sllovenen, Tasa Rozman.

Festim Beqiri, kategoria -66 kg, ndeshet me Raandel Pastel të Estonisë.

Erza garon nesër (e mërkurë), ndërsa Fationa dhe Festimi të enjten.