Ejupi, ‘dhurata’ nga Afrika për Prishtinën

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, aktualisht gjendet në kontinentin afrikan. Nga atje, ai ka bërë me dije se klubit shumë shpejt do t’i bashkohen pesë futbollistë afrikanë.

“FC Prishtina së shpejti me pesë talentë nga Afrika”, shkroi Ejupi, në ‘Facebook’.

Pas një sezoni negativ drejtuesit e skuadrës së Prishtinës, tani janë duke bërë ndryshime për sezonin pranveror, raporton Zëri.info. Të kujtojmë që ditë më parë drejtuesit e klubit prishtinas kanë prezantuar edhe pesë përforcimet e bëra Taulant Dajakun, Granit Kolshin, Liridon Ahmetin, Gentrit Durmani dhe Leonat Vitija.

Prishtina stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e vendin e 10-të me 18 pikë të tubuara.

auto_12507136_955947751157063_900043643900823398_n1453566000