‘Egzonës po i ecin provat mirë’

Egzona Zeka lojtare e KFF Mitrovica ka udhëtuar për prova disa javore në klubin e Superliges zvicerane Lugano. Këto prova u mundësuan nga menaxheri Naim Bahtiri që është edhe president i shkollës së futbollit ‘Lushta’.

“Egzona është duke i kaluar provat shumë mirë dhe që në fillim ka rënë në sy të trajenrëve. Presim lajme të mira nga Zvicra”, thotë trajneri i Mitrovicës, Seid Onbashi për Gazetaolle.com. .

Për pjesëmarrjen e Egzona Zekës në Zvicër, është përkujdesur edhe Muharem Tigani që është trajner te grupmoshat e Rapid Luganos.

egzona

 

egozaa