Egzon Shabani ndahet me Besën

Mesfushori ferizajas Egzon Shabani është ndarë me skuadrën e Besës vetëm pas një muaji që nënshkroi me këtë skuadër.
Arsye sipas lojtarit është që Besa nuk ka qëndruar prapa fjalëve dhe premtimeve. “Besa e Pejës nuk e ka mbajtur fjalët e dhënë dhe për këtë arsye nuk jam lojtar i kësaj skuadre”, tha Shabani për Gazetaolle.com.
Shabani më parë ka luajtur për Ferizajn dhe Kosovën e Vushtrrisë, duke spikatur si mesfushor.