Egzon Kurteshi largohet nga Flamurtari

Sulmuesi i Flamurtarit, Egzon Kurteshi, është larguar nga skuadra kuqezi dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në stinorin vjeshtor.

“E kam mbyllur aventurën te Flamurtari dhe tani jam futbollist i lirë. I kam disa oferta, të cilat jam duke i shqyrtuar mirë para se të vendosi se ku do të luajë në stinorin e ri”, deklaroi Kurteshi për GazetaOlle.com.

Ai mund të transferohet te ndonjë skuadër e Superligës.