“Egzon Krasniqi si Xhevdet Shabani e Guthier Mankenda”

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi, e ka vlerësuar në maksimum futbollistin e Flamurtarit, Egzon Krasniqi.

Ai tha se sulmuesi i Flamurtarit është tejet efektiv në duelet direkte.

“Mendoj se Krasniqi në duelet direkte dallohet shumë. Ai së bashku me Xhevdet Shabanin (Drita) dhe Gauthier Mankendan (Prishtina) janë të pandalshëm në duelet një me një”, ka thënë Bekim Isufi për emisionin ‘Koha Shtesë’, teksa e komentuar ndeshjen e Flamurtarit ndaj Lirisë.

Flamurtari në ndeshjen e fundit e mposhti 1:0 Lirinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm në takimin që u zhvillua sot e realizoi Shend Kelmendi, derisa asistoi Egzon Krasniqi.