Egzon Gashi prezantohet te Teuta e Durrësit

Sulmuesi pejan, Egzon Gashi, ka arritur të nënshkruajë kontratë me Teutën e Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes disa fotove të postuara në rrjetin social ‘Facebook’.

Gashi është prezantuar në zyret e klubit të Teutës si përforcim i ri, shkruan GazetaOlle.com.

Edhe për të ‘sebep’, për transferimin në Shqipëri, u bë ndërmjetësi Hashim Vitia, i cili shihet në fotot e postuara. (Gazeta Olle)

egzonii