E FUNDIT: Flamurtari-Vëllaznimi: Policë nga të gjitha anët, ky është lajmi i fundit

Tensione të mëdha në përfundimin e ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Sfida u ndërpre te rezultati i barabartë, 1:1, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas golit në fund të Altik Muhaxhirit, disa prej tifozëve vendës janë futur në fushë.

Kjo ka krijuar kaos të madh në fushën e lojës.

Gjyqtari më pas e ka përfunduar ndeshjen.

Në anën tjetër, Gazeta Olle mëson se tifozët vendës kanë thyer edhe autobusin e Vëllaznimit.

Forcat policore kanë mbërritur në stadium nga të gjitha anët.

22711910_10155173253307903_851019923_o

Tensione kishte edhe gjatë lojës, pasi skuadrat kanë krijuar rivalitet të madh në vitet e fundit.

Ndryshe, Flamurtari kaloi në epërsi me Mërgim Boshnjakun.

Por, Altik Muhaxhiri barazoi në fund. /Gazeta Olle/

22690387_10155173231522903_1567263199_o