E MREKULLUESHME: Ish-futbollisti i Superligës fiton sfidën e jetës, mund kancerin!

Ish-futbollisti i Ferizajt, Veton Hasaj, e ka mposhtur sëmundjen e kancerit.

Mjekët pas rezultateve të fundit ia kanë dhënë Vetonit lajmin më të mirë në jetë, pasi ai është shëruar nga kjo sëmundje e rëndë, përcjellë Gazeta Olle.

“Do te jem gjitmone mirnjohes per ket gjest tuajin shoket e mi.

Eshte e vertet qe Mua me sprovoj Allahu me kete smundje te rënd ( kancer) mirpo me ndihmen e Allahut para pak ditesh morra lajmin me te mir ne jeten time qe te gjitha rezultatet jan pozitive.

Un (shoki juaj) shum shpejt do te jem ne mesin e juaj edhe me i fort sa qe isha”, shkroi Hasaj në Facebook.

Hasajt rikthimit të fortë i ka dëshiruar edhe ish-klubi i tij, përmes një njoftimi për shtyp.

“Një lajm aspak të mirë e kemi marrë ne si klub, ku ish-futbollisti i skuadrës tonë Veton Hasaj eshtë prekur nga një sëmundje e rëndë, por më e rëndësishmja eshtë se Veton Hasaj tani gjendja e tij eshtë stabilizuar.

Të gjithë brenda klubit, tifozët dhe i gjithë qyteti janë me ty HASAJ. Të presim edhe më të fortë”, shkruan Ferizaj. /Gazeta Olle/