E kryer: Florenzi huazohet te klubi i famshëm i La Ligas

Mbrojtësi i djathtë i Romës, Alessandro Florenzi, do të huazohet te skuadra e Valencias.

Mediat italiane kanë konfirmuar që marrëveshja mes skuadrave tani është arritur.

Florenzi do të nënshkruajë kontratë me Valencian në formulë të huazimit deri në fund të sezonit.

Valencia nuk do të jetë e obliguar të blejë Florenzin, pas përfundimit të periudhës së huazimit.

Florenzi ka vendosur të largohet nga Roma pasi dëshiron të ketë hapësirë më të madhe për lojë.

Përndryshe, ai rrezikon të mbetet pa u ftuar nga Kombëtarja e Italisë për Euro 2020 gjatë verës.