E dhimbshme: Lojtari i Kosovës, Sinan Bytyqi, lë futbollin në moshën 22-vjeçare, Man City bënë gjestin e vitit

Sinan Bytyqin prej disa muajsh nuk jeni duke e parë së luajturi futboll.

Madje, në adresë të tij kanë munguar edhe ftesat nga Përfaqësuesja e Kosovës, të cilën kishte thënë se e zgjodhi me zemër.

Por, historia e Sinan Bytyqit, është zbuluar sot nga “Daily Mail”, e cila ka zbuluar arsyet e lënies së futbollit nga Bytyqi, në moshën më të mirë të tij, 22.

Bytyqi

Largimi ka të bëjë me problemet që i janë shfaqur në zemër.

Ai së fundi ishte huazuar nga Pep Guardiola, që mori drejtimin e Manchester Cityt, për në Go Ahead Eagles në Holandë.

Aty kishte filluar shkëlqimin e tij për të bindur Cityn të rikthehet sërish në këtë skuadër, me të cilën kishte kontratë.

Pak para njërës nga stërvitjet me skuadrën holandeze, ai u ftua nga stafi në një tafik,

“UNë shkova dhe aty ishte menaxheri, trajneri, fizioterapeuti. Ju thashë se çfarë po ndodh?”, rrëfehet Bytyqi për “Daily Mail”, raporton “GazetaOlle.com”.

“Menaxheri nxorri një copë letre dhe më tregoi se diçka është shfaqur në testin monitories të zemrës time dhe më duhet të kthehem në Angli”.

“Ai më tha se më duhet të ndalem së luajturi futboll profesionist”.

sinani

“Nëse do të vazhdoja të luaja, më thanë se kam 4 për qind shance të më ndalet zemra, dhe për këtë ndalova”, shton më tej Sinani.

Ai ishte larguar nga Kosova kur kishte vetëm gjashtë muaj.

Por, Manchester City, me të cilët kishte kontratë, janë treguar klub i madh.

Drejtoi Txiki Begiristain, i ofroi përkrahje të madhe në hapat e tij në vazhdim.

sinani

“Txiki më tha se nuk do ta shkëpusin kontratën time dhe se do të qëndronin pranë meje për çfarëdo që kam nevojë”.

“Ndjeja shumë përgjegjësi. Mu duket sikur po i la njerëzit në Kosovë poshtë. Nëse shkoni në fshatin tim në Kosovë, do të shihni njerëz me fanellën time të Cityt”.

“Por, shëndeti është primar. Ka ligje që nuk të lejojnë të luash në këtë gjendje”, shpjegon ai, raporton “GazetaOlle.com”.

Bytyqit i është ofruar puna e re nga City, ku do të jetë skaut i kësaj skuadre.

sinannn