Edos nuk po i pëlqen banka rezervë

Ndonëse nuk është i kënaqur me minutazhën që po merr te skuadra e Prishtinës, kapiteni Edmond Azemi ka thënë se e respekton vendimin e trajnerit Antonis Constantinides.

“Unë e kam një lëndim, dhe ende po më përcjell. Pesë minuta apo gjashtë, sado që më jepen unë do ta jap kontributin tim”, ka thënë Azemi për KohaVisionin, me të përfunduar ndeshja me Pejën, të cilën Prishtina e fitoi 90 – 72.

Megjithatë ai ka thënë se është i përgatitur fizikisht.

“Jam më i përgatitur fizikisht se të gjithë shokët e skuadrës, por natyrisht e respektoj vendimin e trajnerit”, ka thënë 35 vjeçari Azemi, teksa ka thënë se është e kuptueshme se nuk i pëlqen të rrijë në bankën rezervë.

Në ndeshjen kundër Pejës, Edo është futur në lojë tek në çerekun e katërt, ndërsa kur është inkuadruar ka marrë ovacionin e sallës, kur emri i tij është thirrur nga Plisat..