Edon Zeka largohet nga Llapi

Futbollisti i Llapit, Edon Zeka, është ndarë me skuadrën bardhekaltër dhe është në pritje të ofertave para se të vendosë se ku do të luajë në stinorin e ri.

Lajmin e konfirmoi për gazetën vetë Zeka, i cili e falënderoi klubin llapjan për gjithçka që i ka dhuruar.

“Prej tani nuk jam pjesë e Llapit. E falënderoj klubin dhe tifozët për gjithçka. Tani jam në pritje të ofertave dhe do të vendosi shumë shpejtë”, deklaroi Zeka për GazetaOlle.com.