Edmond Azemi ka një lajm të keq për Kosovën

Edmond Azemi qëndronte ulur dhe po shikonte basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës, duke u përgatitur për ndeshjet parakualifikuese të botërorit 2019.

Kapiteni në largim i Kosovës, Azemi të hënën në mëngjes nuk kishte shkuar për t’u stërvitur, por për t’ua kumtuar lajmin bashkëlojtarëve dhe drejtuesve të Federatës së Basketbollit të Kosovës se po largohet nga përfaqësuesja, shkruan sot Koha Ditore.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë për “shkaqe private”, pa dashur të flasë më shumë për arsyen.

Azemi ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për përgatitje nga trajneri amerikan, Brad Greenberg