Edis Kuraja ka filluar të flas dhe ushqehet

Gjendja shëndetësore e ish basketbollistit të Sigal Prishtinës, Edis Kuraja ka shënuar përmirësime ka treguar vëllai i tij, Adisi për Indeksonline.

“Ai tani është në gjendje që të ushqehet normalisht dhe flas e të kuptojë shumë mirë”, ka thënë Adisi për Indeksonline.

Pas disa operacioneve të bëra në spitalin e Shkupit, ku është duke qëndruar edhe aktualisht Edisi ka reaguar mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është dukshëm më mirë se që ishte javë më parë.
Siç njofton vëllai i tij, Adisi, Edisi gjithashtu ka humbur edhe 28 kilogram nga pesha e tij trupore, që nga koha e aksidentit, mirëpo tash ai është duke e marr vetën dhe e presin shumë trajtime mjekësore.

“Edisin e presin shumë trajtime të rënda jashtë vendit pasi akoma është shtrirë dhe i palëvizshëm nga lëndimet e marra tre javë më parë nga aksidenti. Por të gjitha rreziqet janë tejkaluar me ndihmën e doktorëve”, ka thënë Adisi.

Ndryshe Edis Kuraja ishte aksidentuar para disa javëve nga një veturë në orët e vona të natës derisa ai po kalonte rrugën.

Edisit i ishte përkeqësuar gjendja për shkak të trajtimit jo adekuat në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa më vonë ishte dërguar për trajtim në Shkup, ku tash është duke u rikuperuar me sukses.