Edi Reja “vajton” lojtarët që po zgjedhin Kosovën: Po na prishin punë

Edi Reja, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar.

Në këtë listë të publikuar sot mungojnë emrat si Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka e Armando Sadiku, shkruan Gazeta Olle.

Në konferencën e sotme për media, Reja ‘vajtoi’ edhe futbollistët shqiptar që po zgjedhin Kosovën.

“Në Itali ka shumë të rinj shqiptarë që luajnë. Ka djem shqiptarë të lindur edhe në Gjermani, Zvicër, Austri dhe deri diku lojtarët atje duan të luajnë atje, por ne do të provojmë. Është normale që lojtarët e lindur në ato vende synojnë të luajnë për kombëtaret e vendeve ku kanë lindur. Grumbullimi i lojtarëve nga Kosova normalisht që na prish punë. Do provojmë me të gjithë të rinjtë që na duken premtues. Duhet të vlerësojmë sa më mirë, për të ndërtuar një skuadër sa më cilësore”, tha pos tjerash Reja.

Kujtojmë, se Shqipëria me 11 tetor luan ndaj Turqisë në Stamboll kurse pas tre ditësh në Elbasan e pret Moldavinë./GazetaOlle