Edi Reja udhëton për të në Greqi: Talenti refuzon ta përfaqëson Shqipërinë

Talenti shqiptar 19-vjeçari Kristo Shehu, që ka spikatur prej disa kohësh tek ekipi i Panathinaikosit, bëri bujë në fillim të tetorit, teksa në Greqi deklaronte se nuk e kishte zgjedhur ende cilën kombëtare do të zgjidhte për të përfaqësuar, atë shqiptare, apo atë greke.

Shehu ka qenë pjesë e Shqipërisë U-17 në dy ndeshje, ndërkohë që më tej ka vendosur të luajë për Greqië U-19.

Ndërkohë, ditën e djeshme, është media greke “novasports”, e cila në një artikull të publikuar, zbulon se Kristo Shehu e ka refuzuar një ftesë të Shqipërisë. Në Greqi shkruajnë se trajneri Reja, si vazhdimësi të projektit për të rinovuar Kombëtaren e Shqipërisë, e ka pikasur talentin Shehu, dhe ka kërkuar ta ketë pjesë për ndeshjet me Andorrën dhe Francën në nëntor.

Zyrtarë të federatës kanë shkuar për të bindur Shehun që të pranojë ftesë, por media greke shkruan se Shehu e ka refuzuar ftesën me Shqipërinë. Gjithsesi, ai nuk e ka mbyllur plotësisht derën, por është justifikuar me faktin se për momentin ka si prioritet karrierën e tij me Panathinaikosin, e të rritet akoma më shumë si futbollist, dhe më pas të bëjë zgjedhjen e tij edhe për Kombëtaren.

Image