Edi Reja sqaron pse nuk fitoi tre lojtarët e njohur, Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e tetorit.

Por në listën e Edi Rejas mungojnë tre futbollistët e njohur, Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku, shkruan Gazeta Olle.

Reja, në konferencën për shtyp ka sqaruar mungesën e tyre në këtë grumbullim.

““Mavraj ka një problem me krahun dhe do të operohet këtë javë. Më ka kërkuar pushim. Ky është problemi dhe shpresoj që ta kemi gati për në nëntor. Sa i përket Sadikut, kishte një problem familjar dhe prandaj është lënë jashtë. Kështu i kemi dhënë hapësirë edhe lojtarëve të rinjë si Selahi dhe Seferi, që janë për herë të parë në listë. Me Xhakën kemi folur dhe jemi sqaruar, unë doja që t’i jepja më shumë kohë të rinjëve, dua t’i njoh më mirë”, tha Reja pos tjerash.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë së pari ndaj Turqisë dhe më pas ndaj Moldavisë dy ndeshjet kualifikuese për EURO2020./GazetaOlle