Edhe Wolfsburgu e refuzon Shaqirin

Klubi gjerman, Wolfsburg, nuk është i interesua për shërbimet e futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri. Menaxheri i kësaj skuadre, Klaus Allofs deklaroi se nuk do të pranojnë ofertën për shkëmbimin e Ivan Perisiq me Shaqirin nga Interi.

“Ivan nuk është pjesë e asnjë marrëveshje shkëmbimi. Ne nuk duam ta japim atë”, u shpreh Allofs.

Ndryshe, Shaqiri tani është duke menduar rreth ofertës që për të ka bërë Stoke City nga Anglia.