Edhe Valencia shokon Barcelonën, fiton Kupën e Mbretit

Pas Liverpoolit edhe Valencia ka shokuar Barcelonën, duke e mposhtur në finalen e Kupës së Mbretit.

Valencia triumfoi 2:1, duke shënuar fitore të merituar.

Gameiro e Rodrigo shënuan golat në pjesën e parë për epërsinë e Valencias, 0:2.

Në të dytën Lionel Messi shënoi për 1:2 nga afërsia.