Edhe sportistët po vuajnë për viza!

Sportistët kosovarë vazhdojnë ta vuajnë mosheqjen e vizave për vendin tonë.

Pas volejbollistëve, që nuk u lanë të hynin dje në territorin boshnjak, karateistët e rinj kosovarë nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, për kadetë, juniorë dhe U-21, që do të mbahet nga 8 deri më 11 dhjetor, pasi Bosnja nuk i ka pajisur ata me viza, siç njofton Federata e Karatesë së Kosovës (FKK).

“Për kundër ftesës dhe kompletimit me kohë të gjithë dokumentet e kërkuara nga Ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup, sot u refuzua pajisja me viza për pjesëmarrësit e Federatës se Karatesë në Kampionatin Ballkanik që fillon nesër”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

Federata njofton se pas Kuvendit zgjedhor më datën 20 nëntor, i gjithë bordi i ri i Federatës së Karatesë u mobilizua që të kompletohen të gjithë procedurat e kërkuar nga organizatori, rezervimet në hotel për 51 persona (pagesa 30 %), regjistrimi i garuesve për pjesëmarrje, po ashtu regjistrimi i gjyqtarëve, trajnerëve.

“Edhe pse pas shumë bisedave të ndryshme me zyrtarët e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Ambasada e Bosnjës në Shkup refuzoi pajisjen me viza, akoma pa asnjë arsyetim zyrtar. Reagimi i FKK-së ka qenë i menjëhershëm, ku është kërkuar me shkrim nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës të na tregon arsyen e mos dhënies së vizave dhe presim një përgjigje me shkrim si dhe kthimin e menjëhershëm të pagesës që e kemi bërë për rezervimin e Hotelit “Alem” në Sarajevë”, thuhet në komunikatë.

loading...

Loading...