Edhe Shpend Ahmeti në ‘Streetball 2015’

Aktiviteti sportiv  “Streetball 2015”  i cili mbahet nga datat 23 dhe 24 qershor do të përcillet me shumë aktivitete të ndryshme, që mbahen në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ dhe në disa lokacione të tjera në qendër të Prishtinës.

Kështu bëri të ditur të mërkurën organizatori i saj, Fatos Bajçinovci, në programin e mëngjesit Ora 7, në Klan Kosova.

Me këtë rast, Bajçinovci deklaroi se të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e “Streetball” duhet vetëm të merren me ndonjë sport rekreativ si dhe ta kenë pasion basketbollin.

Gjatë “Streetball” do të përballen në një ndeshje basketbolli edhe zyrtarë komunalë të kryeqytetit në krye me kryetarin e komunës , Shpend Ahmeti dhe pjesëmarrësit e këtij aktiviteti sportiv..

Sipas Bajçinovcit, fituesi i kësaj gare do të shpërblehet me para, ndërsa vendi i dytë dhe tretë do të marrin fanela.

‘’Streetball 2015’’ organizohet nga Fatos Bajçinovci në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.