Edhe një ndeshje regjistrohet 3:0 në Ligën e Parë? Ish-ekipi i Superligës rrezikon rënien

Një tjetër ndeshje e javës së 29-të në Ligën e Parë mund të vendoset në tavolinë.

Vllaznia e Pozheranit mund ta humbasë ndeshjen e fituar në fushë nga Vitia me rezultat zyrtar 3-0, raporton GazetaSheshi.

Bashkimi i Koretinit si palë e tretë ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për aktivizimin e futbollistit Elbasan Jakupi, i cili sipas raporteve zyrtare kishte katër kartonë të verdhë dhe nuk kishte të drejtë loje.

Ankesa është pranuar nga Komisioni i Garave, i cili pritet të marrë vendim në lidhje me këtë ndeshje.

Ndryshe ankesë ka bërë edhe skuadra e Drenasit, e cila kërkon tre pikët e plota në duel me Fushë Kosovën.