Edhe një lojtar braktis Besën, transferohet tek Onixi

Onixi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, dhe “peshkimi” i tyre ka adresën e njëjtë – KF Besa

Klubi i Onixit këtë herë rrëmbeu mesfushorin Endrit Maloku.

Lajmi është publikuar nga vetë faqja e Onixit, që bashkë me Besën garojnë në Ligën e Parë, raporton Gazeta Olle.

Maloku ndjeku rrugën e Mensur Durakut, që po ashtu nga Besa u transferua tek Onixi i Banjës.