Edhe një kosovar te Kukësi

Lavdrim Ebipi është bashku prej pak ditësh me skuadrën e Kukësit dhe do të mbetet një lojtar i klubit verilindor.

I ardhur nga Liga e katërt gjermane, por që ka dalë nga akademia e Grashshoperit, lojtari ka bindur dhe do të qëndrojë në Kukës.

Ebipi luan si mesfushor i avancuar, ka pasaportë maqedonase dhe është vetëm 23 vjeç.

Peter Pakult duket se është bindur nga aftësitë e tij dhe Kukësi ka firmosur me të.