Edhe Lushtaku largohet nga Trepça ‘89

Njëri prej zbulimeve më të mëdha të këtij kampionati, mesfushori sulmues Kreshnik Lushtaku nuk do të jetë më lojtar i Trepçës ’89.

Lajmin e kja konfirmuar vetë lojtari i cili tashmë ka filluar të komunikoj me skuadrat e tjera për të ardhmen e tij.

“Unë nuk kam më kontratë me 89-shin. Tashmë jam lojtarë i lirë dhe kam marrë edhe disa oferta. Në ditët në vijim do të pres që të vendos për të ardhmen”, pohoi Lushtaku për Gazetaolle.com.

Ai nuk ka biseduar me kryesinë e 89-shit për të vazhduar tutje.

Lushtaku ka shënuar 12 gola në këtë kampionat duke tërhequr edhe vëmendjen e përzgjedhësit të Kosovës U-21, ku e tuboi disa herë me këtë skuadër.