Edhe LRF e Pejës i del në përkrahje Agim Ademit

Delegatët e futbollit nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Pejë mbështesin kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, në postin e tij, duke besuar fuqishëm në pafajësinë e tij.

Këtë mbështetje dhe besimin tonë do ta ketë deri në fund të këtij procesi, kur gjykatat do të dalin me vendim të prerë mbi këtë rast, shkruan Gazeta Olle.

Me punën e deritashme të kryetarit Ademi jemi të kënaqur si në organizimin e brendshëm ashtu edhe në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.