Llapi e Liria, bashkë n’det

Krahas Hajvalisë, edhe Llapi dhe Liria së fundmi kanë konfirmuar se do të përgatiten për disa ditë në Shqipëri, para rinisjes së kampionatit.

Llapi do të udhëtojë më 5 shkurt drejt Durrësit sikurse Liria.

Sekretari i këtij klubi, Muhamet Rexhepi, konfirmon për Gazetaolle.com se ekipi i trajnerit Tahir Batatina, do të qëndrojë për 12 ditë në qytetin bregdetar, ku pritet t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore. Llapin e Lirinë nuk po i ndal as bora pasi që tash e disa ditë kanë nisur përgatitjet.

Llapi është një nga kandidatët për ta fituar titullin e kampionit në këtë edicion teksa Liria do të ‘luftojë’ për mbijetesë. /Olle