Edhe Llapi e Ballkani dalin të pastër nga testet me Covid 19

Superliga drejt rezultatit 100 për qind negativ.

Pas shumë klubeve, sot edhe Ballkani e Llapi kanë dalë 100 për qind negativë.

“Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus”, thuhet në njoftimin e Llapit, raporton Gazeta Olle.

Edhe skuadra nga Suhareka ka dalë negative.

Lajmin e ka dhënë trajneri Ismet Munishi.