Edhe Lidhja Rajonale e Prishtinës godet komisionet, flasin edhe për falsifikimet

Bordi i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës dje ka mbajtur mbledhjen për të analizuar përfundimin e stinorit të fundit.

LRFP’ja konstaton se ky kampionat u mbyll në mënyrë të rregulltë, përkundër ankesave për gjyqtarë e delegatë, shkruan GazetaOlle.com.

Vendimi më i rëndësishëm i takimit ishte shkarkimi i të gjitha komisioneve, teksa në mbledhje u diskutua edhe për falsifikimin e nënshkrimeve me qëllim larigmin e bordit aktual.

“2. Pas një diskutimi bordi i LRFP – se mori vendim për shkarkimin e te gjitha komisioneve. Bordi LRFP – se i falimenderon te gjitha komisionet për punën e deritanishme dhe ju dëshiron suksese ne te ardhmen. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë, dhe me këtë vendim te bordit te LRFP – se te njoftohet FFK – ja me procesverbal”, thuhej në pikën 2 të procesverbalit të takimit.

“5. Bordi është i informuar për te gjitha ndodhitë qe kane ndodhur ne kohen e fundit ne LRFP për fallcifikime te nënshkrimeve me tendence për shkarkimin e bordit te LRFP – se. Bordit i vije keq për te gjitha këto ndodhi dhe malltretitmin e bërë delegateve te kuvendit te LRFP – se dhe është për keqardhje. Bordi ne mbledhjen e radhës do te merr vendimet e reja për fillimin e kampionatit te LRFP – se dhe do te informohen te gjitha shkollat me kohe”, thuhet në pikën 5.

Procesverbali i plotë: