Edhe Laura Fazliu “pushton” majën e podiumit në Sarajevë

Laura Fazliu është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Garuesja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Në finale, Laura mundi holandezen, Nadia Krachten.

Pas Flaka Loxhës që fitoi të shtunën medaljen e artë në -57 kg, edhe Laura sot ngriti flamurin e Kosovës dhe himnin tonë në Sarajevë.