Edhe Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21

Edhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të xhudos për juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, xhudistja jonë mposhti çeken, Renata Zachova, me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kg. Në përgjithësi, Laura shënoi katër fitore.

Dje medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha (-57 kg), ndërsa Arbër Kullashi (-81 kg) sot u ndalë në luftën e parë.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon komunitetin e xhudos për medaljet e fituara në evropian dhe i uron fat dhe suksese Shpat Zekajt (-100 kg), i cili garon nesër. Shpati është nënkampion momental i Evropës për U-21, thuhet në njoftimin e KOK-ut, raporton Gazeta Olle.