Edhe katër kosovare pajisen me pasaporta shqiptare

Antigona Behluli, Blerta Shala (Intelektualet), Majlinda Kadolli (13 Qershori), Gresa Haziri (Mitrovica), janë futbollistët e fundit nga Kosova, të cilat janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë.

Këto futbolliste do të luajnë për Kombëtaren U-19, e cila drejtohet nga Nevil Dede. Shqipëria nesër do të nisë eliminatoret për Kampionatin Europian, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Austrisë.

Futbollistet kuqezi më 17 shtator e sfidojnë Skocinë, kurse me 20 shtator Ukrainën, transmeton sportal.al.

Ndryshe, krahas futbollistëve të lartëpërmendura, edhe Egzona Zeka (Lugano), Endrina Elezaj (Vllaznia), Valbona Lipa (Kukësi) dhe Diellza Musa (Mitrovica) vijnë nga Kosova dhe do ta përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e europianit.

T: Aksidentohet Mertesacker Aksidentohet futbollisti i Arsenalit